Galliani: Nuk shesim asnjë yll

23/04/2010 15:10

Adriano Galliani bën me dije se Milani i sezonit të ardhshëm do ketë pothuajse të njëjtën fytyrë.

“Nuk do shesim asnjë prej yjeve. Këtu bën pjesë Pato, Thiago Silva, Ronaldinho, Huntelaar apo Borriello”, theksoi administratori i deleguar i Milanit gjatë prezantimit të bilancit ekonomik të vitit 2009 që ka njohur 9.8 milionë euro humbje, por është përmirësuar me 85 % në krahasim me vitin 2008 ku Milani humbi 66.8 milionë.

“Viti 2010 do jetë më i vështirë se 2009-ta që u shpëtua nga shitja e Kaka-së”, shtoi Galliani. Në vijim ai foli edhe për të ardhmen e teknikut Leonardo.

“Vendimin do ta marrë vetë ai. Une jam i dashuruar me Leonardon. Ta lëmë të përfundojë kampionatin dhe të shkojmë direkt në fazën e grupeve të Champions League sepse vera do të jetë shumë e gjatë. Situata e tij është e ndryshme nga ajo e Ancelotti-t. Shpresoj ta bind që të qëndrojë”, shton numri 2 kuqezi.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA