Futbollisti Pato ndahet nga aktorja Brito
23/04/2010 10:30
Sulmuesi brazilian i Milan, është ndarë nga bashkëshortja e tij, aktorja Sthefany Brito, me të cilën u martua rreth një vit më parë në një festë luksoze që kushtoi 500 mijë dollarë.
Në disa deklarata të dhëna për të përditshmen braziliane “Extra”, agjenti i futbollistit ka shpjeguar se Pato ka braktisur apartamentin ku jetonte me aktoren dhe është vendosur në një hotel.
Avokatët e tij po merren me procedurat e divorcit.
Top Channel