Droga, pranga shpërndarësve shqiptarë

23/04/2010 09:05

Policia italiane e qytetit të La Specias ka zhvilluar një operacion kundër një bande shpërndarësisht droge, duke arrestuar 18 persona, shumica e të cilëve shtetas shqiptarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave banda shpërndante kryesisht lëndë narkotike të tipit heroinë dhe kokainë.

Burimet saktësojnë më tej se në këtë aktivitet shtetasit shqiptarë bashkëpunonin edhe me disa shtetas afrikanë, të cilët kanë rënë gjithashtu në pranga.

Top Channel