Balotelli bën “mea culpa”: Më falni!

23/04/2010 16:40

Mario Balotelli bën një hap pas dhe u kërkon falje tifozëve e shoqërisë zikaltër pas reagimit të ashpër në përfundim të ndeshjes Inter-Barcelona ku ai hoqi fanelën dhe e hodhi në tokë.

“U kërkoj falje të gjithëve për gjestin e së martës në mbremje. Kur hyra në fushë dhe dëgjova fishkëllimat e tifozëve ndërsa trajneri më bërtiste, humba kontrollin dhe më pas hoqa fanelën vetëm për të shfryrë inatin. Më vjen keq që nuk arrita ta kontrolloj tensionin dhe frustracionin që po më mundojnë prej muajsh”, thekson bomberi 19 vjecar në një deklaratë publike.

Më tej ai shton se po kalon një nga momentet më të vështira të jetës. “Dua të nënvizoj se nuk kam asgjë me tifozët dhe aq më pak me pjesën e kthesës veriore edhe kur më fishkëllenin. Dua që Interi të fitojë gjithcka dhe derisa të vesh fanelën zikaltër do bëj gjithcka për ta nderuar. Tani shpresoj të zgjidh gjithë problemet dhe polemikat me disa shokë të skuadrës dhe shoqërinë me ndihmën e personave që duan të mirën time”, përfundon letrën e tij të hapur djali “plangprishës” i Interit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA