
Ish presidenti i FIA-s, Max Mosley ka bërë një deklaratë të fortë kundër presidentit të Ferrari-t, Luca di Montezemolo.
“Ai është një njeri me karakter të dobët. Eshtë njeri i mirë dhe di të bëjë marrëveshje por ka një karakter që nuk i lejon të komandojë. Nëse Ferrari do kishte buxhetin e skuderive të tjera, nuk do fitonte asnjëherë”, thekson Mosley. Në vijim të intervistës, ai shton se FIA nuk e ka favorizuar asnjëherë Ferrarin edhe pse mund të duket kështu.
“Tek Ferrari janë të ndershëm dhe të hapur, gjë që nuk ndodh tek shumë skuderi të tjera”, shton ish shefi i FIA-s. Sipas tij, Ferrari do falimentonte si skuderi nëse ulen shumë kostot e Formula 1 pasi është një skuderi që punon me buxhet të lartë dhe vetëm kështu mund të fitojë.
Top Channel