Gjermani, Loew kërkon Klose dhe Podolski-n

22/04/2010 14:00

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew nuk ka ndërmend të heqë dorë nga eksperienca e Klose dhe Podolski, për botërorin e Afrikës së Jugut.

Deri tani dy sulmuesit kanë shënuar vetëm dy herë në Bundesligë.

Ndryshe nga Kevin Kuranyi, i përjashtuar nga tetori 2008, që ka totalizuar 18 gola në këtë sezon me fanellën e Schalke.

Por Loew, edhe pse ka pranuar një kthim të mundshëm të Kurany, ka konfirmuar besimin maksimal tek dy futbollistët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA