Corona-Belen ndahen përfundimisht

Fabrizio Corona dhe bukuroshja argjentinase, Belen Rodriguez janë ndarë përfundimisht.

Këtë lajm e ka konfimruar vetë fotografi i famshëm në një intervistë dhënë për revistën “Panorama”, i cili zbulon edhe disa detaje të zenkës mes tyre. “Më shkatërroi shtëpinë dhe tani po përpiqem ta bind se nuk jam mashkulli i gabuar për të. Belen është e vetmja femër që më ndryshoi dhe nuk e kam tradhëtuar asnjëherë”, thekson paparaci më i famshëm në Itali.

Rodriguez dhe Corona bashkëjetonin prej disa kohësh por mesa duket planet e tij për martesë dhe një fëmijë kanë prishur lidhjen që dukej se po shkonte për mrekulli vetëm pak javë më parë.  

Top Channel