Vullkani humb 80 përqind të fuqisë

21/04/2010 09:45

Aktiviteti i vullkanit islandez Eyjafjallajokull ka humbur 80 përqind të intensitetit të tij. Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Islandeze.

Edhe gjatë orëvë të natës mbërritën lajme të mira, pasi autoritetet islandeze konfirmuan qetësimin e vullkanit, shpërthimi i të cilit solli një kaos të trafikut ajror në të gjithë Europën.

“Ka një aktivitet më të dobësuar, ç’ka ka sjellë edhe një çlirim më të vogël të hirit vullkanik në hapësirë. Edhe brenda në krater aktiviteti është dobësuar ndjeshëm”, deklaroi Rognvaldur Olafsson, inspektor i Mbrojtjes Civile në Reykjavik.

Top Channel