Qartësohet skandali që ka përfshirë tre lojtarë të kombëtares së Francës, Ribery, Govou e Benzema.
18 vjecarja Zahia D, ka pranuar se me të tre lojtarët ajo ka kryer marrëdhenië seksuale në kembim të pagesës. Për lojtarin e Bayern Munchen telashet janë të mëdha, pasi mendohet se në pranverën e vitit 2009 ai i ka paguar biletën për të shkuar në Gjermani edhe pse ajo ishte në një moshë minorene.
Gjatë marrjes në pyetje, Ribery i pranoi të gjitha këto, por tha se nuk i ofroi 2000 euro që ajo të injoronte moshën. Karim Benzema nuk ka dhënë ende asnjë deponim edhe pse Zahia u shpreh se ka pasur marrëdhënie me të kur ishte vetëm 16 vjec.
I përfshiri i tretë në skanal, Sidney Govou ka kaluar një natë me vajzën në muajin mars të këtij viti. Por situata e sulmuesit të Lyon-it është komode, pasi vajza i kishte mbushur 18 vjec. Tre vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë, kjo është masa disiplinore për personat që abuzojnë seksualisht me minorenët.
Top Channel