SHBA, shpërthim në një platformë nafte

21/04/2010 17:50

Njëmbëdhjetë punëtorë të humbur dhe shtatë të tjerë të plagosur është bilanci i një shpërthimi në një platformë nafte në brigjet e Luizianës, në SHBA.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave në bordin e platformës, e cila është evakuar, ndodheshin 126 persona.

Platforma, e cila është pronë e shoqërisë zvicerane “Transocean”, punonte për llogari të BP rreth 60 kilometra larg brigjeve të Luizianës.

Top Channel