Presionet ndaj Google

21/04/2010 17:00

Sa presion ushtrojnë qeveritë e ndryshme ndaj pjesës më të madhe të motorëve të kërkimit botëror për të eleminuar dhë përcaktuar përmbajtje të caktuara?

Google ka publikuar të martën një hartë interaktive mbi të cilën evidentohet numri i kërkesave të mbërritura në Mountain View në gjashtë muajt e fundit, nga gjykata dhe agjenci qeveritare.

Në vend të parë është Brazili, ndjekin Gjermania, e shtata Italia.

Google është gjendur shpesh në bankën e të akuzuarve si në rastin e “Vividown” (kur një djalë i konsideruar down ka përfunduar në YouTube), ku motori i kërkimit u akuzua për trajtim të paligjshëm të të dhënave dhe shpifje.

Top Channel