Ndërron jetë ish presidenti i CIO-s, Samaranch

21/04/2010 14:10

Ndërron jetë ëish presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch.

89 vjecari spanjoll ishte shtruar në spitalin e Barcelonës për shkak të problemeve të shumta kardiake që po kalonte kohët e fundit. Ai e udhëhoqi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për 21 vjet që nga viti 1980 deri në 2001-shin.

Gjatë presidencës së tij, CIO njohu rritje të mëdha në fushën financiare pasi Samaranch rriti imazhin e Lojrave Olimpike nëpërmjet sponsorizimeve dhe marrëveshjeve me televizionet.

Gjithashtu ai rriti edhe nivelin e pjesëmarrjes së olimpiada pasi kërkoi vazhdimisht që në këtë eveniment të merrnin pjesë sportistët më elitarë të planetit. Në vitin 2001 ai nuk rikandidoi duke i lënë rrugë të lire pasardhësit të tij, Jacques Rogge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA