Jude Law, cfarë veshje…

21/04/2010 11:05

Ndoshta nuk është një adhurues i flaktë i modës por ndonjëherë duhet të shikojë Fashion Tv.

Bëhet fjalë për aktorin Jude Law, i cili është fotografuar në rrugët e “Beverly Hills” me të dashurën Sienna Miller, i veshur në mënyrë të cuditshme. Ndërsa po bënte shopping me aktoren bionde, në këmbët e tij janë fotografuar një paleë shapka ngjyrë jëshile edhe pse veshja trupore të linte përshtypjen e një njeriu serioz.

Më pas ai ka hipur në makinë bashkë me të dashurën për të provuar veshjet e reja, ndoshta bluzën dhe pantallonat që mund të shkojë me shapkat e plazhit?  

Top Channel