ICAO: Udhëtimi ajror në Evropë, i sigurtë

21/04/2010 09:35

Presidenti i Organizatës së Aviacionit Civil Roberto Kobeh Gonzalez vlerëson se nëse autoritetet europiane kanë vendosur që të rihapin trafikun ajror, atëherë kjo do të thotë se siguria është e garantuar.

ICAO është organizmi që përfaqëson aviacionin civil ndërkombëtar.

Lëvizja ka nisur në Britaninë e Madhe, në Poloni, në Holandë, të cilat vazhduan të qëndrojnë të bllokuara deri mbrëmjen e kaluar.

Ndërkohë Gjermania pritet të lejojë qarkullimin e avionëve në orën 14:00 të ditës së sotme.

Top Channel