Cortney Love “ka vdekur”

21/04/2010 17:30

Courtney Love do të ndryshojë emrin sepse ndihet nën presion. Këngëtarja e “The Hole”, emri i vërtetë i të cilës është Courtney Michelle Harrison, këmbëngul që këtej e tutje të njihet si Courtney Michelle, pasi alter egoja e saj e vjetër “ka vdekur”.

“Kjo është ajo që ju duhet të dini: Courtney Love ka vdekur. Ne e kemi lënë atë mënjanë dhe kemi vendosur të gjithë se nuk do ta duam më. Unë e dua kur ajo shkon në skenë, por nuk e dua atë në pjesën tjetër të jetës”, është shprehur Courtney.

“Unë jam Courtney Michelle. Emri Courtney Love është një mënyrë presioni ndaj meje”, shtoi ajo.

Top Channel