“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”/ Intervista me Mateon në ‘Top Arena’, ish-banorja e BBV 5: Do martohesha me Ronaldon sepse…
Burime informative nga brenda stafit të produksionit të filmit më të ri të Woody Allen konfirmojnë pjesëmarrjën në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozi.
Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard.
Lajme kontradiktore u përhapën javët e fundit mbi pjesëmarrjën apo jo të Zonjës së Parë të Francës në filmin e Allen. Madje disa zëra njoftonin se ishte pikërisht aktorja franceze Cotillard ajo që i kish zënë vendin si protagoniste Carla Bruni-t.
Xhirimet e filmit do të nisin verën e ardhshme.
Top Channel