Vullkani zhvendos premierën e “Iron Man”

20/04/2010 10:40

Shpërthimi i vullkanit të madh islandez ka mundur edhe filmin e shumëpritur “Iron Man”, duke shtyrë datën e premierës në Londër.

Ishte parashikuar që filmi të shfaqej në 26 prill, por data është shtyrë për shkak të kaosit të shkaktuar nga tymi i vullkanit. ‘Paramount’ dhe ‘Marvel’ kanë njoftuar se për shkak të bllokimit të fluturimeve, premiera do të shfaqet në Los Angeles dhe jo në Londër sic ishte njoftuar më parë.

Gjatë prezantimit do jenë të pranishëm edhe aktorët Robert Downey Jr, Gwyneth Paltrow, Scarlett Johansson e Mickey Rourke.

Top Channel