Përmbytjet, METE: Të dhëna shqetësuese

20/04/2010 10:55

Situata e fundit e krijuar nga rritjet e prurjeve në hidrocentrale ka bërë që të mblidhet Sekretariati Teknik për Shkarkimet e Plota të Kaskadës së Drinit.

Sipas Ministrisë së Energjitikës, të dhënat e fundit për përmbytje në Shkodër janë shqetësuese, ndaj Ministria e Brendshme dhe pushteti vendor duhet të marrin masa për popullatën.

Sipas zyrtarëve kompetentë rritja e shkarkimeve është një veprim i detyruar për mbrojtjen e digave dhe centraleve.

Për pasojë zona e NënShkodrës do të vuajë për të disatën herë brenda pak muajve përmbytje që do të shkaktojë dëme si në bujqësi ashtu edhe në blegtori.

Top Channel