
Presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo hap letrat në tavolinë duke deklaruar se ëndërron që Valentino Rossi të bashkohet me skuderinë e kuqe, madje që në sezonin e ardhshëm.
“Në të ardhmen ne tek Ferrari duam makinën e tretë dhe mendoj se do bëja gjithcka për të pasur Rossi-n”, shprehet shefi i skuderisë nga Maranello. Zërat për katapultimin e 9 hërë kampionit të botës nga motociklizmi nuk janë të rinj, por gjithmonë ai e ka kundërshtuar idenë e largimit nga Moto GP.
“I uroj Velentinos fat edhe këtë vit në Moto GP por nëse vitin tjetër do na lejojnë nga tre makina, do doja ta shihja edhe në Formula 1 me Ferrarin”, shton Montezemolo.
Më tej, ai shprehet i zhgenjyer për garën e Kinës, nga e cila priste fitoren. “Shpresoja në një fitore të dielën. Pashë Alonson të parin pas 5 kthesave të para, por ai ishtë nisur para. Mua më mjafton që piloti te fitojë, nuk ka problem nëse është italian ose jo”, përfundon Luca Cordero di Montezemolo.
Top Channel