Fabrizio-Belen marrin rrugën e ndarjes

20/04/2010 14:45

“Muaji i mjaltit” mesa duket ka mbaruar për ciftin më të përfolur në Itali, Fabrizio Corona dhe Belen Rodriguez.

Ish paparaci dhe bukuroshja argjentinase duket se janë ftohur shumë kohët e fundit për shkak se ata kanë projekte të ndryshme për të ardhmen. Gjithcka nisi nga dëshira e madhe e Corona-s për t’u martuar dhe për të lindur një fëmijë, por Rodriguez nuk mendon keshtu, prandaj rrugët e mund të ndahen një ditë.

“Fabrizio nuk mund të martohet në kishë sepse është martuar një herë”, tha para pak ditësh Belen, duke lënë të kuptohet se mes të dyve nuk do të kishte altar.

Top Channel