Ribery-Govou përfshihen në skandal seksual

19/04/2010 16:50

Një skandal seksual me përmasa të mëdha ka prekur kombëtaren e Francës. Sipas mediave vendase, prokuroria po heton yllin Franck Ribery që mendohet se ka shkuar me një prostitutë minorene në një klub nate të Parisit.

Bashkë me të akuzohet edhe lojtari i Lyon-it, Sydney Govou. Dy lojtarët e tjerë të përfshirë ne skandal mendohet se jane Karim Benzema dhe Hatem Ben Arfa. Avokati i Robery ka reaguar duke thënë se lojtari nuk ka pse të pendohet sepse këtu bëhet fjalë për jetën e tij private.

Nga ana tjetër, prokurorët duan ta cojnë këtë cështje deri në fund. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Yves Dando” pranë “Champs-Élysées”, klient i të cilit është edhe Govou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA