Premier League, përfundon sezoni për Torres

19/04/2010 13:00

Përfundon sezoni për Fernando Torres që do të operohet sërish në menisk dhe nuk mund të kthehet në fushë përpara gjashtë javëve.

Mesfushori i Liverpool, i cili ka shënuar 19 gola në 22 prezenca në Premier League, nuk do të jetë në fazën e fundit të sezinit të Reds, të cilët janë edhe në gjysmëfinalen e Europa League.

Torres ka arritur Barcelonën në tren pas një udhëtimi 17 orësh.

Kjo është ndërhyrja e dytë në gjurin e djathtë për 26 vjeçarin.

Top Channel