Fiorentina, 9 muaj pezullim për Adrian Mutu

19/04/2010 15:20

Gjykata Antidoping ka dënuar me 9 muaj pezullim nga cdo aktivitet futbollistik sulmuesin e Fiorentinës, Adrian Mutu për shkak se ai rezultoi pozitiv me doping.

I pezulluar që nga data 29 janar, lojtari rumun duhet të kalojë edhe 5 muaj pa prekur top me këmbë, cka e ndërlikon edhe më shumë situatën në kampin e Fiorentinës.

Ai rezultoi pozitiv pas kontrollit të bërë në përfundim të ndeshjes kundër Barit në datën 10 janar dhe pas asaj kundër Lazio-s në 20 janar.

“Eshtë një dënim i tepruar”, komentoi lojtari ballkanas vendimin e marrë nga gjykata. Në të dyja ndeshjet e sipërpërmendura, Mutu shënoi 3 gola. “Nuk jam i kënaqur. Një ndalesë kaq e gjatë duket vërtet e tepruar. Kam gabuar, i kërkoj falje skuadrës, shoqërisë dhe tifozëve por shpresoja në një dënim shumë më të lehtë. Gjithësesi pas katër ndeshjeve të para të sezonit të ardhshëm, do jem i gatshëm”, theksoi Mutu.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA