Emigrantet ngushtojnë xhepat

19/04/2010 16:20

Kursimet e emigrantëve shqiptarë janë 5.2 here më të larta se paratë që ata dërgojne në Shqipëri.

 

Studimet tregojne se shqiptaret kursejnë të paktën 2 herë më tepër se emigrantët moldave dhe boshnjakë që punojnë në perëndim dhe këto para nëse do të thitheshin nga qeveria shqiptare do të kishim rritje të remitancave në vend.

“Kriza mund të zgjasë edhe një ose e shumta dy vjet dhe atëherë duhet të shohim cfarë duhet të bëjmë me këto remitanca. Duke u bazuar në një hipotezë, që emigracioni shqiptar është rreth 1.2 milionë, në vendet kryesore pritëse, dhe duke marrë një numër prej rreth 404 mijë familjesh ne emigrim, rezulton që këto kursime gjatë vitit 2008 kanë qenë rreth 3.5 miliardë euro, pra është një shumë jashtëzakonisht e lartë. Kjo shifër është thuajse 5 herë më shumë sec janë dërgesat e remitancave në vendlindje. Sikur nëpërmjet sistemit bankar, ose nëpërmjet një bashkëpunimi të sektorit publik dhe privat, një pjesë do të investoheshin apo do të futeshin në vendlindje, atëherë do të kishim një ndryshim cilësor rreth përbërjes së remitancave”, u shpreh Ilir Gedeshi, drejtor i Qendrës së Studimeve Ekonomikë Sociale.

Rritja e dergesave monetare nga emigrantet eshte shume e rendesishme per nje vend si Shqiperia, ku remitancat zene 9 deri 22 perqind te GDP-se.

Studimet ne vite kane treguar se nje familje e varfer nga nje jo e varfer dallon nga fakti nese merr ose jo remitanca. Ulja e tyre pas 2007 ku ne Shqiperi jane futur 1/3 miliardë dollare ka ndikuar ne rritjen e varferise. Por kriza ekonomike ka bere qe
12 % e emigrantevë të shprehen se mund te kthehen ne Shqiperi. Ata kerkojne ose te hapin nje biznes ose te gjejne nje vend pune.

Top Channel