Bogdani-Di Karlo, marrëdhënia në limit

19/04/2010 13:00

Marrëdhënia mes Erion Bogdanit dhe trajneri të Kievos, Mimo Di Karlo, duket se është prishur përfundimisht. Ky është aludimi që bëjnë mediat italiane, sipas së cilave, tashmë mes teknikut dhe sulmuesit shqiptar nuk ekziston mirëkuptimi.

Shtytja drejt një konkluzioni të tillë është bërë fakti se bomberi i Kombëtares kuqezi jo vetëm që nuk është aktivizuar në sfidën e së shtunës (të fituar 2-0 ndaj Livornos), por madje nuk ka qenë as në stolin e rezervave.

Që Bogdani dhe Di Karlo nuk kanë një marrëdhënie të mirë, kjo është një gjë që dihet prej kohësh. Shqiptari e nisi sezonin 2009-2010 si sulmues titullar përkrah të padiskutueshmit Pelisier, por pas dëmtimin në mollëzën e fytyrës, i cili e detyroi t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai humbi statusin e mëparshëm.

Pas rikthimit në fushën e lojës, ai në asnjë moment nuk u konsiderua më njëlloj nga tekniku, i cili u ka dhënë më shumë mundësi Abruskatos, Granokes dhe De Paulas.

Top Channel