Beqja: Është rritur papunësia

19/04/2010 21:00

Deputeti socialist Ilir Beqja ka deklaruar se  papunësia në fund të vitit 2009 është rritur duke kapur nivelin e vitit 2006.

Sipas Beqjas, kjo shifër është zyrtare nga INSTAT dhe konfirmimi i rritjes së papunësisë është shkaku që ky institucion i ka fshehur të dhënat për kaq shumë kohë.

“Në dhjetor të vitit 2009 jemi kthyer në dhjetor 2006. Mrekullia ekonomike e trumbetuar nga kryeministri nuk ka sjellë rënie të papunësisë. Të papunët kanë vetëm 210 lekë për familjen e tyre. Të mblidhemi të gjithë dhe ta largojmë qeverinë e mashtrime”, ka deklaruar Beqja.

Top Channel