Aksidentohet 55-vjecarja, largohet autori

19/04/2010 12:00

Një 55-vjecare është përplasur nga një autoveturë në anë të rrugës superstradën Fushë Krujë – Mamurras.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë – Krujës. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira dhe ka lene 55-vjecaren të plagosur rëndë në ane të superstradës.

Kane qene banore te fshatit qe i kane dhene ndihmen e pare asaj, duke e vendosur ne nje makine dhe derguar ne spitalin e Krujes e me pas ne Spitalin Ushtarak. Policia e cila ka mberritur ne vendin e  ngjarjes, ka nisur hetimet per shkaqet  aksidentit dhe gjetjen e drejtuesit te mjetit. Sipas policisë dyshohet se mjeti mbante targa te Krujes.

Top Channel