Colin Farrell, sherr në Londër

18/04/2010 13:35

Telashe të reja për Colin Farrell, i cili disa muaj më parë kishte lajmëruar se kishte gjetur një mënyrë të rë dhe më të qetë të jetuarit.

Aktori është përfshirë në një sherr në daljen e nje lokali në Londër.

Në të vërtetë grindja ka nisur nga një tjetër person, i cili ndoshta në përfundim të një debati, ka tërhequr për xhakete Farrell, i cili ka reaguar.

Aty ka filluar edhe përleshja deri në ndërhyrjen e sigurisë.

Top Channel