Tradhëtia e Brunit? Gjykata ndëshkon “France 24”

17/04/2010 11:25

Një gjykatë pariziene ka dënuar kanalin e lajmeve “France 24” pasi ka dhunuar privacinë e kantautorit Benjamin Biolay, duke lëshuar zëra për një lidhje mes tij dhe këngëtares Carla Bruni-Sarkozy. Kanali duhet t’i paguajë 3 mijë euro dëmshpërblim kantautorit.

Në 10 mars, kanali televiziv pretendoi se një lidhje dashurie ishte mes Biolay dhe zonjës së parë franceze, duke cituar disa artikuj të publikuar më parë në mediat angleze dhe zvicerane. Gjykatësi nuk pranoi tezën e referimit të thjeshtë te një media tjetër për përhapjen e këtij lajmi ndaj vendosi ndëshkimin e kanalit televiziv.

Ndërkohë vetë Carla ka mohuar cdo lloj lajmi për tradhëti ndaj të shoqit. Nga ana e tij Sarkozy nuk ka dhënë shumë sqarime mbi pretendimet e medias, duke u shprehur se nuk ka kohë të merret me të tilla gjëra të vogla.

Top Channel