Premier League, United fiton derbin e Manchester

17/04/2010 17:20

Një goditje me kokë e Scholes në minutën e 93–të të takimit ka shënuar dhe fitoren e United në derbin e Manchester.

Djajtë e kuqë janë vetëm 1 pikë larg kreut në pritje të takimit Tottenham-Chelsea.

Ndeshja ka qënë shumë emocionuese deri në sekondën e fundit, ku të dyja skuadrat kanë qenë në kërkim të fitores.

Në klasifikimin e përgjithshëm United ngjitet në kuotën e 76 pikëve, -1 pikë larg Chelsea të vendit të parë.

Top Channel