Berisha mbetet jashtë

17/04/2010 12:20

Ajo që mund të konsiderohej si vizitë e suksesshme dyditore në Bruksel i dha kryeministrit Berisha dhe një fund aventuresk, pasi në moshën 65-vjecare, shefi i ekzekutivit po tenton dëshpërimisht me cdo mjet rrethanor kthimin në atdhe.

Axhenda zyrtare parashikonte fluturimin nga Brukseli për Vjenë me destinacion Tiranën në 7:10 të mëngjesit të së premtes. Por aeroporti ndërkombetar i Belgjikës lajmëroi se për shkak të pasojave nga vullkani në Islandë, nuk do të kishte asnjë fluturim deri paraditen e së shtunës, kur parashikohet sipas meteorologeve nje qiell me i kthjellet.

Menjehere me pas, kryeministri ka kerkuar qe te transportohet me automjet deri ne Këln te Gjermanise. Ne fakt dhe aeroporti gjerman lajmeronte pezullimin e fluturimeve por Kryeministri Berisha se bashku me shefin e kabinetit, keshilltarin politik dhe nje grup gazetaresh qe e shoqeronin mund te niseshin me tren per ne Vjene. Aeroporti austriak njoftoi gjithashtu se nuk lejohen fluturimet pas ores 6 e 45 te mbremjes. Strategjia eshte rishikuar, flitet se eshte pare dhe mundesia e udhetimit drejt Italise prej nga delegacioni shqiptar mund te mberrinte ne Durres me traget te shtunen.

Nje udhetim i tille, nga Gjermania, sipas Google Map merr te pakten 11 ore me makine ndersa me tren varion 12 deri ne 15 ore. Deri ne oren 18: 30 kryeministri Sali Berisha sipas informacioneve zyrtare nga delegacioni qe e shoqeron ndodhej  ne Gjermani, pa asnje plan konkret, por me deshiren e mire dhe vullnetin e papertueshem per te gjetur sa me shpejt rrugen drejt Shqiperise.

Top Channel