Vrasja e Bhutos, OKB: Krimi i shmangshëm

16/04/2010 02:50

Kombet e Bashkuara publikuan një raport mbi vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhuto, ku e cilësojnë vrasjen e saj si “krim të shmangshëm”.

Në raport thuhet se “vrasja e Bhutos mund të shmangej dhe masat e marra prej policisë për mbrojtjen e kryeministres së tyre ishin mjaft të pakta”. Gjithashtu raporti vëren edhe mangësitë në hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve, duke i cilësuar ato si mjaft të përcipëta dhe që janë orientuar drejt njerëzve pa influencë, ndërkohë që akti është kryer nga njerëz të organizuar dhe të mirëfinancuar.

Ish-kryeministrja, Benazir Bhuto u ekzekutua pas një serie shpërthimesh bombash në vitin 2007 në qytetin Raualpindi  të Pakistanit. Menjeherë pas aktit autoritetet pakistaneze dhe CIA fajësuan për vrasjen e saj liderin taleban në Pakistan, Bejtullah Mehsud edhe ky i vrarë në një sulm amerikan me raketa vitin e shkuar.

Top Channel