Sarkozy, 65 % e francezëve nuk e duan më president

16/04/2010 11:45

65 përqind e popullsisë franceze nuk dëshiron që presidenti Nicolas Sarkozy të rikandidojë sërish për postin e kreut të shtetit në vitin 2012.

Kështu rezulton në një sondazh të kryer së fundmi, ku shihet qartë se partia e qendrës së djathtë e drejtuar nga Sarkozy, vazhdon të humbasë pëlqimin në popull për shkak të situatës së pasigurtë ekonomike dhe stilit qeverisës.

Megjithatë Sarkozy do të marrë një vendim për rikandidim në fund të verës ose në fillim të vjeshtës së vitit 2011.

Top Channel