Reja, rrezikon të shtyhet funerali i Kazinskit

16/04/2010 11:40

Ceremonia e funeralit të presidentit polak Leh Kazinski rrezikon të shtyhet për të dielën, për shkak të resë së hirit që është përhapur në qiell pas shpërthimit të vullkanit në Islandë e që ka shkaktuar kaos në qiejt e Evropës duke bllokuar lëvizjen e linjave ajrore.

Në varrim pritet të marrin pjesë me dhjetëra krerë shtetesh të tjera, po lëvizja e tyre duket e pamundur, pasi reja arrin deri ne 11 kilometra lartësi.

Sipas informacioneve të fundit ajo po zhvendoset në juglindje të Evropës.

Top Channel