Kirgizistan, Bakiyev dha dorëheqjen

16/04/2010 13:15

Qeveria e përkohshme e Kirgizistanit ka njoftuar se presidenti Bakiyev ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar ekstradimin e tij nga Kazakistani, ku është strehuar.

Ndërkohë, në vend janë hapur një seri hetimesh ndaj të gjithë anëtarëve të familjes Bakiyev, të cilët janë përfshirë në krime të ndryshme.

Policia vendase po kërkon vëllain e presidentit të rrëzuar, Zhanybek Bakiyev, i cili akuzohet se dha urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu zgjatjen me një vit të marrëveshjes për bazën ushtarake amerikane në Manas.

Top Channel