Juventus, vezë ndaj lojtarëve në Milano

16/04/2010 00:40

Një grup tifozësh të Juventusit kanë sulmuar lojtarët bardhezinj në Milano, duke shfaqur revoltën e tyre ndaj rezultateve të dobta të torinezëve këtë sezon.

Grupi “Viking”, tifozë të “Zonjës së Vjetër” banorë të Milanos, kanë sulmuar me vezë dhe kore fyese kundër lojtarëve në momentin kur këta po zbrisnin nga autobuzi i tyre për t’u akomoduar në hotel.

Juventus ndodhet në Milano për përballjen e ditës së sotme ndaj Interit në San Siro, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-ët të Serisë A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA