Guardiola: Interi? Nuk do ta shikoj

16/04/2010 15:20

Pep Guardiola nuk ka ndërmend të studiojë Interin në ndeshjen e sotme kundër Juventusit, duke preferuar të përqëndrohet në derbin e mbremjes së nesërme kundër Espanyol.

“Nuk do ta shikoj ndeshjen pasi deri në përfundimin e përballjes ndaj Espanyol nuk do mendoj për Interin. Cdo ndeshje ka radhën e vet. Mendoj se Interi është favorit sepse në shtëpi arrin përherë suksese”, shprehet tekniku katalanas.  

Më tej ai shton se nuk ka marrë ende një vendim për rikthimin e mundshëm të Ibrahimovic, duke theksuar se do vendosë para ndeshjes. “Ai dhe Abidal janë stërvitur me grupin por ndeshja është pas pak orësh dhe jo ditën e dielë”, shton Guardiola.

Top Channel