Fergie: Real 103 milionë për Rooney? Budallallëk

16/04/2010 15:50

Këtë mengjes Anglia u zgjua nga lajmi se Real Madrid ka bërë një ofertë faraonike për të blerë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Sipas mediave, klubi “merengues” ka ofruar plot 103 milionë euro për të bërë të vetin asin anglez.

Por menjëherë ndaj këtij lajmi ka reaguar trajneri Alex Ferguson, i cili është dukur i qetë, madje edhe në humor.

“Është momenti i budallallëqeve. Kjo ndodh përherë në fund të sezonit. Wayne Rooney do jetë këtu edhe vitin e ardhshëm”, tha me bindje skocezi.

Top Channel