FBI: Terrorizmi i brendshëm njesoj si Al Kaeda

16/04/2010 03:55

Drejtori i FBI-së, Robert Muller ka informuar senatin amerikan mbi rrezikun e terroristëve “made in Usa” duke i vendosur ata me të njëjtën shkallë kërcënueshmërie pa aq sa Al Kaeda.

“Ujqërit e vetmuar, apo terroristët ‘Made in Usa’ përbëjnë të njëjtin kërcënim sigurie po aq sa organizata terroriste Al Kaeda”, është shprehur Muller para një komisioni në Senat.

Shefi i FBI-së solli më pas edhe rastet kur sulmet janë kryer nga persona rezidentë në SHBA, si Nidal Hasan, i cili në muajin nëntor shkaktoi tragjedinë në bazen ushtarake të “Fort Hood” në Teksas dhe Devid Hedli, shtetas amerikan pjesëmarrës në sulmet më bomba në Mumbai të Indisë në vitin 2008.

Top Channel