Chelsea, gati të shesë Ivanovic për Maicon

16/04/2010 13:35

Klubi i Chelsea është i gatshëm t’i japë Inter lojtarin Branislav Ivanovic për të arritur më pas tek Maicon.

Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj “Daily Mail”, sipas të cilës klubi i Roman Abramovic e ka gati ofertën për brazilianin.

Por më parë i duhet të shesë mbrojtësin serb, i cili kap vlerën e 18 milionë eurove. I ardhur në klub në vitin 2008 nga Lokomotiv Mosca, 26 vjecari është futur si titullar nga trajneri Carlo Anceloti.

Për të janë të interesuar edhe Aston Villa e Manchester City, por Chelsea preferon ta shesë jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA