Bujar Kokonozi, një jetë e ndertuar mbi pasionin për punën

16/04/2010 21:05

“Të perceptosh realitetin me vizion, është një jetë më shumë se të tjerët”. Eshtë ky mendimi i artistit të merituar dhe tashmë edhe Mjeshtrit të Madh, Bujar Kokonozi, pas urdhrit të dhënë para pak ditësh nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Një mendim që u kthye në stil jetese, një realitet i perceptuar me vizion gjate 40 viteve të karrierës së tij artistike. “Bujari ka talentin, qe eshte nje pasuri e madhe, qe nuk cmohet me asgje. Por ka edhe kembenguljen, vullnetin per punen. Para asaj, nuk thyhet para asgjeje. Te dyja qendrojne njesoj tek ai. Ai eshte nje stof i shtrenjte”.

Ishte ky opinioni i te madhit Kadri Roshi per Kokonozin, shprehur disa vite me pare, pas nje sere bashkepunimesh e njohjeje miqesore. Duke nisur nga 1971-shi ne TVSH fillimisht si operator, me pas drejtor fotografie, regjisor dhe se fundmi drejtor artistik ne Top Channel, Bujar Kokonozi ne karrieren e tij ka levruar ne te gjitha gjinite televizive.

Ai ka bashkepunuar ne realizimin e rreth 15 filmave artistikë, si “Agimet e stines se madhe”, “Une e dua eren”, apo “Rikonstruksioni”. 30 dokumentare, ku ne nje pjese te mire mban firmen e regjise dhe kameras, si Kadri Roshi ne fabul, Aleksander Moisiu. Telekomedi, mes te tjerash “Nje zonje ne Neë York” dhe “Cifti i shqyer”. Disa drama, si, “Dy mendje ne ankand” dhe “Kercuri”.

Por edhe nje mori festivalesh, koncertesh e spektaklesh. Per to flasin disa nga njerezit qe kane bashkepunuar me te. “Eshte një regjisor që i ka krijuar skemat regjisoriale. Ai ka tendencë të thyejë klishetë e vetvetes dhe ngelet gjithmonë një inovator. Pavarësisht eksperiencës që ka ngelet një adoleshent”, shprehet Altin Basha. Ndërsa Fatmir Minga shton: “Njeh mire kompozimet, dritat dhe televizionin në përgjigthesi. Eshte një njeri me shpirt te madh dhe u jep dicka nga vetja e tij njerezve që kanë nevoje”. Sipas Adi Krastes, “Bujar Kokonozi bën pjesë në një grup shumë të vogël njerëzish që janë tre. Ben pjese në këtë grup të zgjedhur njerëzish shumë të specializuar. Prania e tij ne Top Channel është shumë e rëndësishme, prania e tij kudo ka punuar ka qënë shumë e rëndësishme”.

Ne fakt, Kokonozi i eshte dedikuar edhe etydeve dhe kronikave te lajmeve. Njera prej tyre eshte ajo e Kakavijes. Prej vitesh drejtor artistik ne Top Channel, Bujar Kokonozi ka bashkepunuar per realizimin e nje sere emisioneve politike, sociale e kulturore.

Perkushtimi, me gjithcka mbart ne vetvete, per te dhene me te miren per publikun, ka sjelle nje sere vleresimesh nder vite per Bujar Kokonozin, mes te tjerash titullin, Artist i merituar, medaljen Naim Frasheri dhe cmime ne disa festivale filmash. Por pas pergjigjes se gjetur per cdo skene, apo pune te tere, per Kokonozin jane hapur ne vazhdimesi sfida te tjera, ne kerkim te angazhimeve te reja, por duke ruajtur pasionin e hershem, kembenguljen karakteristike, kurimin perfeksionist te cdo detaji.

Top Channel