Britani, debat i ashpër Brown-Cameron

16/04/2010 09:55

Gordon Brown dhe David Cameron janë përplasur ashpër mbi shkurtimin e shpenzimeve, taksat dhe reformat politike në Britani, në debatin e parë televiziv.

Lideri laburist sulmoi Cameron gjatë debatit 90 minutësh, duke e akuzuar atë për mashtrim me planet për shkurtimin e shpenzimeve.

Ndërsa Cameron ka akuzuar zotin Brown se po përpiqet të frikësojë votuesit, transmetojnë mediat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, lideri i liberal-demokratëve Nick Clegg deklaroi se asnjë nga dy bashkëbiseduesit nuk u tregua i drejtë përsa i përket shkallës së shkurtimit të shpenzimeve.

Redaktori politik i BBC, Nick Robinson tha se impakti më i madh i kontekstit do të jetë hyrja e Nick Clegg dhe e liberal-demokratëve në ndërgjegjen e kombit, por asgjë nga ato që kanë thënë liderët e tjerë kanë alteruar debatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Top Channel