Urdhëron hakmarrjen për djalin e vrarë

15/04/2010 12:00

Karabinierët në Itali kanë arritur të arrestojnë një bandë vrasësish të paguar nga një grua për të ekzekutuar ish-bashkëshorten e të birit, i vrarë në një pritë në Milano.

I përbërë nga 6 persona, grupi duhet të gjente vajzën, një braziliane, t’i merrte pasurinë dhe më pas ta vriste.

Vetëm ndërhyrja e ushtarakëve ka evituar fundin tragjik.

Porositësja e krimit e konsideronte nusen e djalit si përgjegjëse për vdekjen e tij.

Top Channel