Tirana prezantohet në Paris

15/04/2010 15:30

Kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, Tirana dhe ngjyrat e saj, është prezantuar në tempullin e artit botëror të Parisit, në Pompidu.

Në ekspozitën e titulluar ‘Premtimet e së shkuarës’, janë përfshirë edhe pjesë nga Tirana e cila ka pësuar një transformim përgjatë këtyre viteve. Kuratorja  Kristin Masel,është tërhequr nga ideja e kryebashkiakut Edi Rama për dekorimin e godinave shqiptare dhe transformimin plot ngjyra te qytetit.

“Është një privilegj i madh që projekti ynë i transfomimit të ishte një lajm i mirë për botën. Sot në sytë e një publiku që është stërvitur duke parë mrekullira, shihet Tirana e transformuar përmes syve dhe duarve të artistëve të njohur ndërkombëtarë, të impresionuar nga projekti ynë”, u shpreh Rama.

Gjate hapjes se ekpozites eshte transmetuar edhe filmi i Anri Salës, i titulluar ‘Dammi i Colori’ (Jepmë Ngjyrat).

Top Channel