Real rikthehet tek fitorja

15/04/2010 22:30

Pas humbjes së “El Clasico” Reali i Madridit rikthehet te fitorja në javën e 32-të të Primera Division ku ka mundur në transfertë Almeiran 1-2.

Nuk ka qenë e lehtë për “los blankos” ky takim pasi e kanë parë veten të parët në disavantash. Ishte minuta e 14-të kur Krusat shënon për Almeiran e i vështirëson më humë ndeshjen Realit.

Por Madrilenët vazhdojnë me ëndrrën e tyre për titullin e këtij viti dhe brenda pjesës së parë barazojnë shifrat në 1-1. Ka qenë ylli portugez Kristiano Ronaldo ai i cili ka shtangur mbrojtjen kundërshtare në minutën e 27-të me një aksion krejtësisht personal.

Në pjesën e dytë Almeria është përpjekur të shënojë, por sulmuesit e saj kanë qenë të pasaktë në momentin e finalizimit.

Ndryshe ka ndodhur me madrilenët që në minutën e 69-të një kombinim mes Higuain e Van der Vart sjell golin e avantazhit me autor holandezin.

Edhe pas kësaj jave, diferenca mes Realit të Madridit dhe Barcelonës mbetet 3 pikë falë fitores të një dite më parë të katalanasve 3-0 me Deportivon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA