Papa: Katolikët të bëjnë vetëndëshkim

15/04/2010 18:50

Papa Benedikti XVI u ka bërë thirrje priftrinjve katolikë që të bëjnë vetëndëshkim për mëkatet e tyre, duke iu referuar skandalit të abuzimeve seksuale me fëmijët që ka shpërthyer së fundmi.

“Katolikët janë nën sulmin e të gjithë botës, e cila na flet neve për mëkatet tona dhe e sheh të nevojshme që ne të pranojmë se cfarë nuk shkon në jetën tonë”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Ky është reagimi i parë i Papa Ratzinger, që kur shpërtheu skandali i pedofilisë, ndër më të rëndët të regjistruar ndonjëherë.

Top Channel