Klima, Berlusconi e Sarkozy: Ndëshkim ndotësve

15/04/2010 17:20

BE duhet të parashikojë sanksione ekonomike ndaj kujt nuk respekton standartet e emetimeve të gazit serrë.

Qëndrimi në fjalë është shprehur nga kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Dy liderët i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit të KE, Jose Manuel Barroso.

“Bëhet fjalë për një formë joproteksioniste të nevojshme sidomos në negociatat ndërkombëtare për paqen”, janë shprehur Berlusconi e Sarkozy.

Top Channel