Kirgizistan, të shtëna në manifestimin pro Bakiyev

15/04/2010 11:25

Sërish tension në Kirgizistan, në shtetin aziatik ish-sovjetik, ku javën e shkuar një revoltë e përgjakshme kërkoi largimin nga pushteti të presidentit Kurmanbek Bakiyev.

Në qytetin Osh, ku Bakiyev ishte strehuar pas largimit nga kryeqyteti Bishkek,janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë një manifestimi me 2 mijë mbështetës të presidentit. Në 500 metra distancë kanë qenë edhe 3 mijë persona të tjerë që ishin mbështetës të qeverisë provizore.

Bakiyev kishte planifikuar një fjalim para të pranishmëve, por tribuna është shkatërruar pas goditjeve më gurë.

Top Channel