Kirgizistan, Putin ndërmjetësues mes Bakiyev e qeverisë

15/04/2010 08:10

Rusia po ndërmjetëson mes presidentit të larguar me grusht shteti në Kirgizistan dhe qeverisë së përkohshme.

Vladimir Putin ka folur në telefon me Kurmanbek Bakiyev. Lajmi konfirmohet në një deklaratë për shtyp të qeverisë ruse.

Ndërkohë dje Putin ishte takuar edhe me përfaqësues të qeverisë së përkohshme të Bischkekut si dhe foli në telefon me kryeministren Almazbek Atambayev.

Top Channel