Kirgizistan, Bakiyev largohet nga vendi

15/04/2010 18:35

Presidenti i rrëzuar i Kirgizistanit, Kurmanbek Bakiyev ka lënë vendin dhe ka fluturuar drejt vendit fqinj të Kazakistanit.

Largimi i tij vjen pas protestave të shumta të përgjakshme, që e detyruan të braktiste kryeqytetin Bishkek dhe të strehohej në qytetin e lindjes Xhalalabad.

Burime nga qeveria e përkohshme kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare se Bakiyev ka firmosur një letër për dorëheqjen e tij, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka deklaruar se largimi i zotit Bakiyev është bërë pasi është rënë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se në orët e fundit janë arrestuar vëllezërit e ish-presidentit.

Top Channel